Lufta kundër kanabisit i kushtoi Shqipërisë 3.8 milionë euro

Marihuana, lënda narkotike aq shumë e përfolur në Shqipëri, por jo vetëm, i ka kushtuar Policisë së Shtetit të këtij vendi 3.8 milionë euro, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Kjo është bërë e ditur në analizën vjetore të Policisë së Shtetit në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë analizë është bërë e ditur se operacioni i koduar “Ballkan”, ku mori pjesë edhe policia e Kosovës, ka marrë çmimin e parë për vitin 2016 nga Këshilli i Qendrës së Evropës Juglindore për zbatimin e ligjit (SELEC).

Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Haki Çako, duke folur për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, ka thënë se janë evidencuar 1.700 raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku janë zbuluar 308 raste, ose 18.1% e tyre.

Janë identifikuar 482 autorë, nga të cilët 309 janë arrestuar e ndaluar, 58 janë ndjekur në gjendje të lirë dhe 115 autorë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë asgjësuar 2.557.605 bimë narkotike, në 5211 parcela, ku rreth 20% e bimëve janë asgjësuar në fazën e kubikëve përmes 1.972 operacioneve policore të cilët kanë kryer 14.672 kontrolle të ambienteve dhe zonave të ndryshme. Kjo është arritur pasi janë administruar dhe verifikuar në terren 4429 informacione policore, si dhe janë referuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit 36 hetime proaktive ose 2.5 herë më shumë se gjatë vitit 2015. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button