PSP merr në pyetje donatorët e VMRO-së

Anëtarët e VMROsë të cilët kanë donuar mjete financiare për VMRO-DPMNE-në sot në disa media proqeveritare, kanë dëshmuar se kanë qenë të marrur në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale, lidhur me donacionet që i kanë dhënë për këtë partinë në zgjedhjet e vitit 2014, me ç’rast ata vërtetuan spekulimet se PSP-ja ka kohë që është “ngatërruar” në llogaritë e qeverisë, informon Nova, transmeton Portalb.mk.

Nga PSP refuzojnë të japin informacioni për publikun lidhur me procedurat hetuese. Në ndërkohë, në prokurori po merren në pyetje qindra donatorë – persona fizik të partisë në pushtet, ndërsa mediumet proqeveritare po spekulojnë se bëhet fjalë për 1 mijë deri 1 mijë e 500 persona.

Financimi i partive politike është një nga fushat e cila cilësohet si zonë gri në demokracinë maqedonase e larguar nga transparenca për shkak se OJQ vendase dhe të huaja rregullisht njoftojnë për luftën kundër korrupsionit dhe se demokracia duhet që të fillojë nga brenda partive. Nuk ekziston asnjë raport për progresin e vendit në BE, ku potencohet nevoja e kontrollit dhe mbikëqyrjes së punës së partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button