Bajrami me hat-trik i dha fitoren e radhës Shkupit

Ekipi futbollistik FC Shkupi po vazhdon qëndrimin në Ohër ku po zhvillon përgatitjet për sezonin pranveror. Skuadra nga Çairi i Shkupit sot zhvilloi edhe ndeshjen e tretë kontrolluese, duke luajtur ndaj ekipit KF Krupa nga Bosnja dhe Hercegovina. Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu shënuan fitore me rezultatin 3:2 (1:1).

Të parët në epërsi kaluan boshnjakët kur ne minutën e 17-të gol shënoi Koljiç, ndërsa në minutën e 24 Muharem Bajrami shënoi golin e barazimit, pas krosimit te Besor Isenit. Më këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola, dhe atë dy herë shënuan shkupjanët dhe një mysafirët nga Bosnja. Krupa shënoi golin e avantazhit për 2:1 me anë të Ljubeneviç, ndërsa Shkupi barazoi nga pika e bardhë me anë të Bajramit, pasi një nga mbrojtësit e Krupës luajti me dorë në zonën e rreptësisë. Ndërkaq, pak para përfundimit të ndeshjes ishte përsëri Muharem Bajrami i cili shënoi golin e fitores dhe të tretin personal në këtë takim po nga pika e bardhë, ndërsa në zonën e rreptësisë u ndal Husein Demiri.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për FC Shkupin po në aq takime kontrolluese që i ka zhvilluar në Ohër. Në ndeshjen e parë fituan Novacit me rezultatin 2:0, me të njëjtin rezultat fituan edhe ndaj Makedonija GJ.P. Takimin e radhës FC Shkupi e luan me 7 shkurt ndaj ekipit të Strugës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button