Vazhdon të jetë i bllokuar vendkalimi kufitar Evzoni

Zona kufitare Evzoni, në kufirin Maqedoni-Greqi, vazhdon të jetë i bllokuar për komunikacion për shkak të grevës nga bujqit e Greqisë. Të hapur për kalim janë vendkalimet Dojran dhe Mexhitlijë, njofton Portalb.mk.

Nga Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) informojnë se vendkalimi kufitar në Dojran për shkak të frekuentimit të madh ka pritje për më së paku një orë. Në vendkalimet e tjera, në përjashtim të atij në Bogorodicë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia.

Komunikacioni në rrugët zhvillohet në kushte dimërore.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi adekuate dhe respektim të shenjave të komunikacionit.

Gjithashtu, LAMM njofton se mund të ketë rrëshqitje në drejtimet rrugore: Koçan- Kamenicë e Maqedonisë- Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapijë-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë- Bukovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button