Pas ndarjes me të dashurin, këngëtarja shqiptare rrëfen jetën si beqare

Është vënë shpesh në qendër të mediave si një prej këngëtareve më sharmante e më provokuese. Të jetë në vëmendje nuk është qëllimi i saj më i madh, por kjo është e pashmangshme kur bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonajn. Në postimet e saj sociale janë të shumta fotot dhe videot seksi, jeta luksoze mes miqsh, por edhe shoqëria me shumë personazhe të njohur ndërkombëtarë: “Kam qenë me fat që kam takuar njerëz shumë të mirë këtu në LA, që kanë energji pozitive dhe që duan të shohin t’ia dalësh e të jesh e suksesshme. Jeta këtu në LA është shumë e ndryshme, por mundohem t’ia dal mjaft mirë…” – tregon Anxhelina për Prive, disa vite pas zhvendosjes në Amerikë.

Megjithatë, përveç studimeve e projekteve muzikore me emra të njohur në muzikë, Anxhelina është përfolur edhe për lidhjen me futbollistin Fatmir Hysenbelliu, me te cilin është ndarë prej më shumë se një viti. E pyetur si është jeta si beqare, Anxhelina tregon se për momentin ndihet mirë: “Mirë, mund të them. Jam shumë e fokusuar te karriera dhe studimet e mia. Ajo është diçka dytësore dhe nuk e kam në planet e afërta….” – thotë ajo për ndonjë lidhje të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button