Cili është mashkulli ideal, e cila është femra ideale?
Vazhdimisht ka debate rreth asaj se kush është më i mirë: meshkujt apo femrat. Nga njëra anë, amerikanët na kanë sulmuar me qindra libra dhe teori se meshkujt janë nga planeti Mars, ndërsa femrat nga planeti i Venerës. Nga ana tjetër, realiteti thotë se edhe meshkujt edhe femrat janë nga planeti Tokë. Epo, pajtohuni me këtë!
Problemi i vetëm qëndron në atë se si trajtohemi kur jemi fëmijë. Përderisa meshkujt i edukojmë qe të tregojnë forcë, ashpërsi dhe agresivitet, vajzat janë të mësuara në ëmbëlsi, butësi dhe naivitet.
A kemi të drejtë ose jo, vështirë se vërtetohet një gjë e tillë.
Ditëve të sotme takojmë shumë meshkuj të feminizuar dhe shumë femra burrërore. Disa problemin e kërkojnë tek hormonet, disa tek mediumet, ndërsa pjesa e tretë tek psikologjia.
Sidoqoftë, pjesa më e madhe prej nesh do të ishin pajtuar se kombinimi i mashkullir burrëror dhe femrës feministe është çifti më i harmonizuar.
Por, cili është mashkulli ideal?
I tillë është ai që është i fortë.
Forca e mashkullit nuk është në peshën e gjërave që mund t’i ngrejë, por në peshën e gjërave të cilat mund t’i kuptojë dhe t’i tejkalojë, forca e mashkullit nuk është në atë se sa shokë të mirë ka, por në atë se sa shok i mirë është me fëmijët e tij, forca e mashkullit nuk qëndron në zërin e tij të thellë, por në fjalët e buta të cilat ua përshpërit, forca e mashkullit nuk qëndron në atë se sa fort qëllon, por në atë se sa butë prek…
Dhe forca e mashkullit nuk është në muskujt në gjoksin e tij por në zemrën e cila rreh vetëm për një femër!
E cila është femra ideale?
E tillë është ajo që është e fortë.
Ajo din se si të vendosë dhe t’i kontrollojë ndjenjat e saj, ajo mund të kryejë një detyrë të vështirë pa ndihmën e ndonjë mashkulli, mundet vetë të hapë ndonjë shishe, ajo është me partnerin e saj që e ka zgjedhur vetë, e jo nga frika se do të mbetet vetëm.
Ajo është agresive atëherë kur duhet, e urtë kur është në krahët e tij, e egër në shtrat.
Gruaja e fortë është nënë e viktimizuar dhe grua seksi. Që do të thotë, gruaja e vërtetë për secilin mashkull është një zonjë para shokëve dhe kolegeve, shtëpiake në kuzhinë dhe nimfomaniake në orët e vona të natës.