Shkencëtarët gjejnë se pse na pengon zhurma e të ngrënit

Pse disa njerëz bëhen nervoz nga zhurmat të tilla si gjatë ngrënies apo frymëmarrjes është zbuluar nga disa shkencëtarë që kanë skanuar trurin, transmeton koha.net.

Kjo gjendje e quajtur misfonia, është shumë më e rëndë se ajo e zhurmave të tilla si me thonj apo gërvishtja e dërrasës së zezë.

Shkencëtarë nga Britania e Madhe kanë shfaqur trurin e skanuar të disa njerëzve, të cilët prodhojnë si përgjigje emocionale “të tepruar”.

29-vjeçares Olana Tansley-Hancock, i është zhvilluar kjo sëmundje qysh prej moshës tetë vjeçare, dhe tingujt që asaj i shkaktojnë nervozizëm janë, zhurmat nga të ngrënit, frymëmarrjes dhe shushurimat, transmeton koha.net.

Ajo ka thënë për BBC: “Kushdo që është duke ngrënë çipsa gjithmonë më bënë nervozë, dhe vetëm shushurima e qeses së tyre është e mjaftueshme për të filluar një reaksion”.

“Nuk është ndonjë bezdi e përgjithshme, është e menjëhershme si ‘o zot çfarë është kjo zhurmë’, dhe unë menjëherë ose duhet ta ndal atë, ose të largohem nga aty”.

Shkencëtarët në shumë qendra në Britani kanë skanuar trurin e 20 njerëzve me misofonik dhe 22 të tjerëve pa këtë sëmundje.

Aty i janë lëshuar disa zhurma derisa ishin në makinën e skanimit MRI, duke përfshirë: Zhurma natyrale si të shiut, zhurma të pa këndshme si të bërtitura dhe zhurmat që njerëzit shkaktojnë në gjeneral.

Rezultati, i publikuar në Current Biology, zbulohet se pjesa e trurit që bashkon shqisat tona me emocionet tona, ka qenë tepër aktive te njerëzit me misophonia.

Doktori Sukhbinder Kumar, nga universiteti i Newcastle ka thënë për BBC: “Se ata kalojnë në mbingarkesë të trurit, kur dëgjojnë këto zhurma, dhe reaksioni i kësaj më së shpeshti është zemërimi, e cila fillimisht duket normale, por ajo shkakton lodhje te ata”.

Nuk ka tretman për këtë sëmundje, por Olana, e shumë të tjerë me këtë sëmundje përdorin kufje për të parandaluar atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button