LSDM: Të dënohen funksionarët që kanë parashtruar nga dy lista anketuese në KSHPK

LSDM do të parashtrojë padi penale kundër ministrave të VMRO-DPMNE-së të cilët janë edhe deputetë dhe të cilët kanë parashtruar nga dy lista anketuese për gjendjen pronësore në Komsionin shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), një si ministër dhe një si deputet.

“Kjo është vepër penale dhe për këtë arsye kundër tyre parashtrojmë padi penale dhe presim të gjitha institucionet kompetente të reagojnë në mënyrë adekuate. Emill Dimitriev ka parashtruar dy lista anketuese, njërën si kryeministër, tjetrën si deputet. Elizabeta Kançeska-Milevska gjithashtu, në një fletë anketuese është ministre, në tjetrën është deputete. Ata kanë pasur kujdes që gjendja e paraqitur pronësore t’u përputhet në të dy fletët e parashtruara anketuese. Më i pavëmendshëm ka qenë Nikolla Poposki. Ai jo vetëm që ka parashtruar dy fletë anketuese, edhe si ministër, edhe si deputet, por nuk i përputhet as vlera e pronës së paraqitur”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.

Emil Dimitriev, Deputet
Emil Dimitriev, Deputet
Emil Dimitriev, Kryeminister
Emil Dimitriev, Kryeminister
Elizabeta K. Milevska, Deputete
Elizabeta K. Milevska, Deputete
Elizabeta K. Milevska, Ministre
Elizabeta K. Milevska, Ministre

“Ministri Popovski ka apartament në Bruksel prej 13 milion e 800 mijë denarësh. Deputeti Popovski ka apartament në Bruksel prej 14 milion denarësh. Ministri Popovski ka Audi prej 900 mije denarësh, deputeti Popovski ka Audi prej 860 mijë denarësh. Bashkëshortja e deputetit Popovski ka për 10 mijë euro më shumë kursime në Belgjikë sesa bashkëshortja e ministrit Popovski. Gjithashtu deputeti Popovski ka kursime më të mëdha se ministri Popovski në Stopanska Banka, për 2 mijë e 300 euro, dhe ka 100 mijë denarë në llogarinë transaksionare dhe ka kredi të zvogëluar”, tha Shilegov.

Nikolla Popovski, deputet
Nikolla Popovski, deputet
Nikolla Popovski, minister
Nikolla Popovski, minister

Sipas tij funksionarët që janë edhe ministra edhe deputet kanë dorëzuar këto lista te KSHPK dhe që më skandaloze është që ky institucion hesht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button