Mësimet nga historia: japonezo-amerikanët solidarizohen me muslimanët kundër diskriminimit

Wyoming, ku u internuan pjesa më e madhe e 120 mijë personave me origjinë japoneze gjatë luftës. Drurët e palustruar bashkuar pa kujdes, duket se kanë ofruar shumë pak strehë nga moti dhe agjentët klimaterikë.

Barraka u ç’montua dhe u zhvendos përgjatë dy shteteve dhe 1751 kilometrave kështu që njerëzit të mund të mos e harronin atë që ka ndodhur, transmeton Tesheshi.

Përballë muzeumit ndodhet tempulli budist, Koyasan. Atje, shumë japonezo-amerikanë lanë sendet e tyre përpara se të radhiteshin jashtë, me biletat që tregonin destinacionin, duke pritur të niseshin me anije drejt vendeve të përkohshme dhe më pas drejt kampeve të shpërndara në gjithë Amerikën. Kështu shpjegon stafi i muzeut. Njoftimet për evakuiimin e tyre u vendosën në rrugë e biznese, siç është Fugetsu-Do, një furrë ëmbëlsirash më shumë se 100-vjeçare.

Kujtesa nuk i tradhton njerëzit. Ata shpresojnë të parandalojnë incidente të tjera të tilla pasi përflitet që administrate Trump mund të nisë regjistrimin e “emigrantëve nga vendet muslimane”.

Për vite me radhë, pas 11 shtatorit, e me rritjen e krimeve të urrejtjes ndaj amerikanëve muslimanë, komunitetet kanë përkutjuar shumë data së bashku dhe janë organizuar në tubime për drejtësi sociale.

Më pas në dhjetor 2015, pas fushatës së Trump ku ai u zotua për të ashtuquajturin ndalim të muslimanëve, anëtarët e dy komuniteteve krijuan një koalicion të përbashkët.

Koalicioni vijon të organizojë një seri demostratash për drejtësi sociale.

Perspektiva e një regjistrimi të ri në Amerikë, ka rritur solidaritetin mes komuniteteve dhe ka risjellë në mendje një kohë të errët të historisë amerikane për një komunitet që po përjeton shumë nga frikërat e dikurshme në të tashmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button