Dita e gjashtë e bllokadës në vendkalimin kufitar Evzoni

Bllokada në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë, vazhdon edhe sot.

Komunikacioni në dy drejtimet për shkak të protestës së bujqve grekë në vendkalimin kufitar Evzoni, nga pala greke, është ndërprerë prej 30 janarit.

Vendkalimet Dojran dhe Mexhitlia janë të hapura për komunikacion, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Nga LAMM njoftojnë se në rrugë dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullave ka në: Strumicë 100 – 200 metra, Veles deri në 50 metra, Negotinë deri në 100 metra, Demir Kapi deri në 200 metra, Udovë deri në 100 metra, Gjevgjeli deri në 50 metra, Shkup – Katllanovë dhe Qarkoren e Shkupit 10 – 15 metra.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button