Për Dritëro Agollin
Poezitë shkonin reshtaz valë valë,
që të gjitha i ke lanë
të krijuara në veçanti,
Shqipërisë poetike i ke falë liri.
Bëhet fjalë për legjenda
që thurjet vinin nga zemra, përbrenda
bëhet fjale për Dritëro Agollin
për popullin çdo gjë bëri e për veti
asgjë nuk mori.
Tre shkurti 2017-ta
do të jetë me plotë kujtesa,
” Në kthim im atë të heshtur më gjeti
Dhe pyeti:
-Si t`u duk deti?”
Poet, kompozitor për këngëtar e luftëtar
nder i kombit, atdhetar,
që kur ka qenë nëntë vjeçar,
është detyruar të shkojë ushtar.
Një figurë tjetër letrare humbi
u bë Shqiptaria sikur i ra plumbi,
një krah me vlerë i lëkundi
dhe dukej që vërtetë e tundi.
Dritëro Agolli, Dritëro…
në ç ‘gjendje e gjete vendin e si e le
çdo minutë te jetës e shfrytëzove për atdhe,
na mbeti të të themi vetëm u prefsh ne paqe.
Poezi nga Arbër Muftiu