Ushqimet që zbardhin natyralisht dhëmbët dhe ju japin një buzëqeshje të shndritshme

Buzëqeshja juaj është një nga gjërat e para që shohin njerëzit te ju, kështu që kujdesuni që të hani ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve. EatingËell tregon cilat ushqime mund të zbardhin dhëmbët natyralisht dhe t’i japin shkëlqim buzëqeshjes suaj, transmeton revista “Class“.

Gjithmonë, për një buzëqeshje të shndritshme, duhet të hani

Fruta

Perime

Produkte bulmeti

Mollët

Përbërja e tyre luan të njëjtin rol si furça. Gjithashtu acidi malik që përmbajnë, nxit prodhimin e pështymës, e cila pastron gojën.

Luleshtrydhet

Ato kanë të njëjtën sasi acidi malik si mollët. Përmbajnë edhe shumë antioksidantë që ndihmojnë në mosnjollosjen e dhëmbëve gjatë kohës.

Brokoli

Është shumë i mirë për dhëmbët. Përmban hekur që krijon një mur mbrojtës për dhëmbët. Ai pengon edhe ngjyrosjen dhe prishjen e dhëmbëve.

Produktet e bulmetit

Djathi ka shumë kalcium, fosfor dhe proteina të cilat ndihmojnë për ta mbajtur smaltin e dhëmbëve të fortë, gjithashtu pengon prishjen e dhëmbëve.

Të ngrënit mirë, sjell shumë përfitime, ndër to edhe një buzëqeshje të bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button