Oda e Avokatëve: Ulet tarifa për marrëveshjet me vlerë prej mbi 10.000 eurove

Këshilli drejtues i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë mori Vendim për ulje të Tarifës së avokatëve lidhur me marrëveshjet me vlerë prej mbi 10.000 euro, i cili në pajtim me Ligjin e ri për noterinë detyrimisht duhet të përgatiten nga avokati. Njëherit, për përbërje të këtyre marrëveshjeve, më nuk do të llogaritet as shuma prej 30 për qind në emër të paushallit, kumtoi sot Oda e Avokatëve.

Në procedurat për dhënie të urdhëresës pagesore, siç informojnë, shpenzimet e avokatëve do të llogariten në shumë prej 70 për qind nga shpërblimi i avokatit dhe nuk do të paguhet përbërja e autorizimit dhe listës shpenzuese.

Në kumtesë potencohet se me këto ndryshime të Tarifës së avokatëve, Oda e Avokatëve jep kontribut në mbrojtjen e qytetarëve dhe të subjekteve juridike nga ngarkimi tej mase me shpenzime.

“Nëse qëndrimin e këtillë të Odës së Avokatëve e ndjekin edhe subjektet e tjera në procedurat e kompensimeve të noterëve dhe përmbaruesve në procedura. do të vijë deri te lehtësimi i dukshëm financiar i qytetarëve dhe subjekteve juridike në realizim të të drejtave të tyre në këto procedura”, qëndron në kumtesën nga Oda e Avokatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button