Mogerini: Rusia e fuqishme është në interes të Evropës

Rusia e fuqishme është në interesin më të mirë të Evropës, deklaroi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini në intervistën për gazetën italiane “Koriera dela sera”, që u publikua sot.

“Dyshoj se Rusia me të vërtetë ka fuqi pasi që është “e kapluar” nga kriza ekonomike. Problemet e brendshme edhe më tej janë këtu edhe krahas fitoreve politike dhe ushtarake të arritura jashtë vendit”, theksoi Mogerini.

Mogerini porositi se “Rusia e dobët dhe krizat nuk janë në interes të Evropës”.

Ajo shfaqi brengosje për shkak të situatës në Ukrainë, duke theksuar se atje janë “rrënuar parimet e mosshkeljes së kufijve”.

Për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez, Mogerini theksoi se “dyshon se presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri rus Vlladimir Putin kanë plane të njëjta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button