Olland: Presioni i Trampit ndaj BE-së është i papranueshëm
Presidenti francez Fransoa Olland e kritikoi sot si të papranueshëm presionin që presidenti amerikan Donald Tramp e bën ndaj Bashkimit Evropian, dhe që parashikon shkatërrim të Unionit.
“Është e papranueshme që në një sërë deklaratash presidenti i SHBA-së i bën presion Evropës në kuptim të asaj si duhet ajo të jetë ose të mos jetë”, theksoi Olland në samitin në Maltë.
Liderët e BE-së në Maltë në gjysmën e dytë të samitit do të bisedojnë për marrëdhëniet me Trampin.