Shkup, gjatë vitit të kaluar është shitur një banesë për 425.000 euro

Një banesë prej 225 metrave katror në komunën Qendër në shkurt të vitit të kaluar është shitur për 425.000 euro dhe është shitje me vlerë më të lartë të evidentuar në Regjistrin e Çmimeve dhe qirave të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Transaksioni më i lartë i regjistruar, vitin e kaluar ka qenë për një ndërtesë banimi me sipërfaqe prej 6.397 metra katrorë në komunën e Sopishtes e cila në qershor të vitit të kaluar është shitur për 1.703.434 euro. Çmimi më i vogël  arriti për shitje të një banese është evidentuar në shtator në Shtip, ku një banesë prej 72 metra katrorë është shitur për 2.000 euro.

Sipas të dhënave që i publikoi sot Kadastra, shitblerja më e lartë e regjistruar vitin e kaluar ka qenë transaksioni në vlerë prej 4.130.000 euro, me hapësirë afariste me sipërfaqe prej 7.611 metra katror në rajonin e Sallës Universale në komunën Qendër.

Siç informon drejtori i Kadastrës Sllavçe Tërpevski, në vitin 2016 janë regjistruar 16.667 shitje të patundshmërive me qarkullim të përgjithshëm prej rreth 30 miliardë denarë. Rreth 150 milionë denarë, megjithatë, arrin qarkullimi nga regjistrimi i 8.201 qirave.

Çmimi mesatar vjetor për një banesë prej 73 metra katror në nivel të Maqedonisë arrin 2.633.329 denarë. Shikuar nëpër komuna çmimi mesatar vjetor në metër katror i hapësirës banesore arrin 56.822 denarë, në Karposh 54.369 denarë, në Aerodrom 51.263 denarë, në Kisella Vodë 48.138 denarë, në Gjorçe Petrov 42.035 denarë, në Çair 27.551.000 denarë. Në Ohër, megjithatë është regjistruar çmim mesatar vjetor për metër katror prej 45.955 denarë, pas çka vijojnë Manastiri me 29.892 denarë, në Kumanovë 27.545 denarë, në Tetovë 26.775 denarë.

Raporti i regjistrit të çmimeve dhe qirasë tregon rritje prej 0,61 për qind të numrit të banesave nën hipotekë. Në nivel të mbarë vendit prej tërë banesave të regjistruara 9,89 për qind janë nën hipotekë.

“Mund të konkludohet edhe krahas rritjes së vogël se ende kemi treg dobët të zhvilluar të hipotekave të patundshmërive” tha Tërpevski.

Sipas tij, oferta e banesave në treg e përmbush kërkesën dhe momentalisht ka të ardhura të mjaftueshme të banesave të sapondërtuara. Çmimet e tregut të[ patundshmërive i vlerësoi si stabile me ulje të vogël në disa komuna si reagim i kërkesës së zvogëluar të tregut. Kadastra në periudhën e ardhshme pret ulje të mëtejme të vogël të çmimeve në kushte të rritjes së aktiviteteve ndërtimore dhe kërkesës të ulur në mënyrë të konsiderueshme.

Analiza e Kadastrës tregon rritje prej 120 banesa në ndërtim në tremujorin e katërt në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka pasur 2.805 banesa të sapondërtuara të pa shitura, ndërsa në vijim është ndërtimi i 8.425 banesave në tërë territorin. Janë shitur 362 ndërtesa të reja, për 284 më pak në krahasim me tremujorin e tretë.

Tëreski theksoi se çmimi i banesave në komunën Qendër ka mbetur stabil gjatë tërë vitit të kaluar dhe lëviz prej 57.502 denarë në tremujorin e parë deri 58.620 denarë në tremujorin e katërt.  Stabil ka qenë edhe çmimi i komunës së Karposhit ku një metër katror hapësirë banesore është blerë prej 54 deri 55 mijë denarë,. Ulje e vogël e çmimeve të banesave është regjistruar në komunën e Aerodromit prej 51.915 denarë në tremujorin e parë në 47.522 denarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button