3 kualitetet e çdo lidhjeje të suksesshme: Çfarë duhet të posedoni si individë e çfarë si çift?

Lidhjet e suksesshme janë të rralla. Për ato nevojitet që të dy partnerët të luftojnë dhe të japin çdo gjë nga vetja e tyre, madje edhe kur duket se nuk ka mbetur gjë për tu bërë. Kjo është ajo që i bën të suksesshme, apo? Të gjendet ai mesi i artë kur shumica e njerëzve të tjerë do të kishin dhënë dorëhekje…pikërisht për këtë, lidhja e suksesshme nuk do të ndodhë vetë. Ajo kërkon dashuri, kuptim, komunikim etj. Por më shumë se gjithçka, ajo i kërkon karakteristikat në vijim të cilat janë të përshkruara detajisht në librin e gazetarit Nil Schtraus “E vërteta: Libër i pakëndshëm për lidhjet”.

1.Individualiteti

Jo rastësisht të gjithë ekspertët thonë se baza e çdo lidhjeje është funksionimi i individualitetit të partnerëve. Thënë ndryshe, për të qenë me dikë tjetër, së pari duhet të mësoni të qëndroni vetë; me qëllim që t’i dini karakteristikat tuaja, nevojat dhe mangësitë për t’i njohur dhe pranuar të huajar; për ta pranuar dhe dashur veten tuaj që të jeni me dikë tjetër.

2.Intimiteti

Për dallim nga intimiteti fizik i cili është gjëja e parë që ju shkon ndër mend, intimiteti psiqik është diçka që i nevojitet secilës lidhje. Kjo nënkupton të qenurit në gjendje ta shihni me të vërtetë dhe ta dëgjoni partnerin tuaj (dhe anasjelltas), të jeni në gjendje të kuptoheni mes vete sepse njiheni dhe keni një lidhje të vërtetë, të fortë dhe të thellë.

3.Varësi e ndërsjelltë e pavarur

Me siguri e pyesni veten se në çfarë mënyre. Në atë mënyrë që në vend se të prisni nga partneri t’i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja (poashtu si ju të atij), ju si çift zgjedhni të jeni bashkë, me njëri-tjetrin, ashtu që në veçanti, por edhe bashkë do t’i plotësoni nevojat tuaja, duke gjetur një mes të artë dhe duke bërë atë që i plotëson të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button