“MOST” ia dha KSHZ-së data-bazën e ankesave dhe padive për zgjedhjet

Me rastin e Ditës Botërore të zgjedhjeve, e cila mbahet çdo të enjten e parë të shkurtit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbajti takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit Qytetar “MOST”, njofton Portalb.mk.

KSHZ, nëpërmjet një kumtese tregon se, takimi ka qenë në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit mes KSHZ-së dhe “MOST-it”. Asociacioni “MOST” në këtë takim ia ka dhënë KSHZ-së për shfrytëzim data-bazën e vendimeve dhe aktgjykimeve të ankesave dhe padive për zgjedhjet, më parë të përgatitura nga Asociacioni Qytetar “MOST”.

“Data-baza është përgatitur në formë të ueb-faqes e cila i përmban vendimet dhe aktgjykimet në formë të dokumentit “pdf”, por edhe si bazë e të dhënave për të njëjtat etj.. Data-baza është përgatitur si pjesë e projektit “Udhërrëfyes drejt zgjedhjeve korrekte dhe të lira” të cilën e ka zbatuar Asociacioni Qytetar “MOST”, ndërkaq financiarisht u përkrah nga Ambasada e Holandës në Maqedoni, Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Instituti Nacional Demokratik (IND) dhe Fondi Nacional për Demokraci (FND)”, njoftojnë nga KSHZ.

Data-bazën mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button