Suedia ndalon fluturimet e kompanisë irakiane

Agjencia Suedeze e Transporteve ka deklaruar se ka ndaluar fluturimet për të gjithë avionët e kompanisë ajrore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia në deklaratën e saj në lidhje me këtë çështje thotë se ndalimi i fluturimeve ka ardhur për shkak të mos përmbushjes së kritereve të sigurisë të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).

Në deklaratë thuhet se i kuptojnë padrejtësitë e bëra ndaj atyre që kanë blerë biletë më parë më këtë kompani, por për shkak të mungesës së sigurisë fluturimet nuk do të lejohen për këtë kompani pa plotësuar kushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button