Autoritetet franceze mbyllin një xhami

Autoritetet franceze kanë mbyllur një xhami në qytetin Aix-en-Provence në jug të vendit, meqë siç pretendohet, imami i saj ka promovuar “ideologji radikale dhe diskriminim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se xhamia është mbyllur në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Xhamia me emrin Dar-es-Salam është mbyllur në kuadër të masave të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për shkak se imami i saj promovonte ideologji radikale dhe diskriminim”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se imami i xhamisë ka shfrytëzuar, siç thuhet, “retorikë radikale” me të cilën ka shkaktuar tensione në shoqëri.

Nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë deri më tani janë mbyllur rreth 20 xhami dhe mesxhide (vende për falje) në këtë vend.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur pas sulmi̇t në nëntor të vitit të kaluar në Paris ku humbën jetën 130 persona. Dhoma e Lartë e Parlamentit francez aprovoi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet, me çka do të jetë në fuqi deri në korrik të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button