Mogherini: ja pse dialogu Kosovë-Serbi është esencial për Evropën

Në Bruksel me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u zhvillua takimin e dytë të nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë, të përbërë nga presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve fqinje. Qëllimi i këtij takimi është ulja e tensioneve dhe normalizimi i dialogut mes këtyre dy shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfqësuesja e lartë Mogherini, takimin e parë e zhvilloi me delegacionin kosovar, përkatësisht presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa. Pas tëkij takimi, Mogherini zhvilloi një takim edhe me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara palët zhvilluan një takim të përbashkët në një darkë pune.

Mogherini përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në takimin e sotshëm kanë vazhduar diskutimet e zhvilluara nga takimi i mëparshëm, të zhvilluar më 24 Janar.

“Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i treguar nga të dyja palët. Ky angazhim dhe përkushtim politik do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë frymë”, ka theksuar Mogherini.

Duke theksuar se procesi i dialout ka rëndësi të madhe si për, si dhe për rajonin dhe BE-në, përfaqësuesja e lartë është shprehur se, “Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është çelësi për të dyja palët për të ruajtur paqen dhe për të përparuar drejt Bashkimit Evropian. Kjo është esenciale për Evropën dhe stabilitetin e rajonit”.

Siç theksohet në njoftim, pjesëmarrësit kanë rikonfirmuar zotimin e tyre të plotë për të bashkëpunuar në kuadër të dialogut.

Ndryshe, takimi i parë i nivelit të lartë në Bruksel, për normalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, pas tensioneve të ngritura me nisjen e trenit nga Beogradi si dhe me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, ishte mbajtur javën e kaluar me 24 janar. Pas këtij takimi ishte rënë në dakord për uljen e tensioneve si dhe për intensifikimin e takimeve të tilla të nivelit të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button