Zyrtare: Erzen Rrustemi do të luftojë për titullin Kampion të Botës

Erzen Rrustemi do të luftojë kundër Ricardo Humberto Ramirez për titullin Kampion të Botës në peshat e rënda (WBF)

Boksieri kosovar, Erzen Rrustemi me 18 mars të këtij vitit do të luftojë për titullin Kampion të Botës në peshat e rënda kundër argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e WBF’së, e cila njofton për duelin ndërmjet Rrustemit dhe Ramirezit që do të mbahet në Aarhus të Danimarkës.

Rrustemi është i pamposhtur në boksin profesionist me 11 fitore, 9 prej tyre me K.O, ndërsa Ramirez ka 14 fitore dhe dy humbje.

Kujtojmë se këtë titull në të kaluarën e kishte mbajtur edhe legjenda e boksit botërorë, Evander Holyfield. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button