Tronditet Rumania, qytetarët në protestë masive kundër amnistisë për rastet e korrupsionit (VIDEO)

Me mijëra qytetarë kanë protestuar në Bukuresht pasi kërkojnë që qeveria të dorëhiqet pasi kjo e fundit miratoi amnistinë për rastet e korrupsionit. Manifetuesit i konsiderojnë politikanët hajdutë dhe tradhtarë.

Ndërsa shumë prej tyre i shohin këto masa si hapa mbrapa në reformat anti­kushtetuese të ndërmarra në vitet e fundit. Amnistia përfshin edhe falje për personat të dënuar me më pak se 5 vite për krime jo të rënda. Disa politikanë kryesorë janë nën hetime apo në gjyq të akuzuar për abuzim të pushtetit ­ duke përfshirë liderin e Social Demokratëve dhe kryetarin e dhomës së ulët Liviu Dragnea.

Kundërshtarët thonë se nga ndryshimet në ligj do të përfitojnë kryesisht figura publike. Rumania është shteti më i madh i Ballkanit, nga pikëpamja demografike, ekonomike, politike, anëtari më i rëndësishëm i BE­së dhe NATO­s në rajon. Por dy janë problemet me të cilat përballet vendi:pabarazitë sociale dhe korrupsioni në nivele të larta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button