Kufiri me Malin e Zi si duket ishte pretekst për devijim të vëmendjes qytetare

Po hyjmë ne vitin e dyte të problemit të pazgjidhur me çka edhe filluam protestat masive, gazi lotsjellës në kuvend e deri të përplasja qytetare dhe politike për shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi, njëra nga shtetet e para të rajonit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Që në filet e saj përfaqësuesit institucional të Malit të Zi kishin thënë se problemi kufitar është çështje e brendshme e Kosovës, ndonëse niveli politik dhe akademik këtu përplasej për humbje apo jo të territoreve.

Po thuajse gjatë gjithë kësaj kohe njëra nga temat kryesore pos Asociacionit ishte vendosja e vijës kufitare me Malin e Zi, një problem që përplasi rend politikanë pa gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Ndonëse Opozita pretendonte se ratifikimi i kësaj marrëveshje do i humbte territor Kosovës mbi 8 000 hektar, pozita në anën tjetër mosratifikimin e shihte si një pengese për Liberalizimin e Vizave dhe proceset integruese të BE-së.

Si duktë që të dyja kishin një mision “tërheqjen e vëmendjes qytetare nga problemet e panumërta ekonomike” dhe “presionin politik kundër Gjykatës Speciale”, që të dyja probleme madhore të vendit.

Duke i pare rrethanat dhe zhvillimet ndërkombëtarë, dhe po ashtu duke parë se jo vetëm ne Kosove si tersi në proceset integruese por edhe vende tjera të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Mal të Zi dhe Lugina e Preshevës kanë probleme përafërsisht të ngjashëm, me shkon mendja që si duket po rrjedh një frymë e re në Ballkan që nuk dihet si do të përfundojë.

Heshtja e këtij problemi i cili zgjojë në tërësi çështjen nacionale, si duket ka një tendencë tjetër po aq të dhimbshme, “rrezikimin e Kosovës edhe në çështjet e sigurisë” për pazare individuale politike dhe partiake. Nga këto rrjedha shtrohet pyetja” pse valle duhet kaluar me vite për një çështje kaq të rëndësishme për vendin? Pse valle nuk e bëjnë një komision të përbashkët Pozitë dhe Opozita që të shënohet vija kufitare dhe t’i kryejmë detyrat e shtetit tonë që të paktën sot qytetaret tanë ishin me afër liberalizimit, apo proceseve tjera integruese. Dhe përgjigja është një “ se as njëra as tjetra nuk mund ta largojnë më pastaj qytetarin nga probleme reale”.

Si duket e gjithë kjo zhurmë dhe ky lëmsh i krijuar ishte vetëm një farsë, ku të “mëdhenjtë” i bëjnë pazaret, ndërsa shkopin, djersen dhe mundin e mban populli mbi supe. Sot kjo çështje nuk ka diskutim, dhe ky mos-diskutim lenë për të thëne shumë gjëra të pa thëna, “Mos vallë edhe ky ishte një manipulim qytetar për poenta politik” apo mos vallë “ishte një çështje e krijuar për të mbuluar dështimet”.

Si qytetar i këtij vendi pres që Kosova ti këtë kufijtë e saj, ta ketë ushtrinë e saj, dhe subjektiviteti i saj ndërkombëtar të jetë i barabartë më vende të tjera të rajonit. Në të kundërtën kjo heshtje do jetë një vakum i ri i problemeve që do nisin në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button