Horror në Stamboll: Polici i armatosur kërcënon se do kryejë vetëvrasje (VIDEO)

Një oficer i policisë i armatosur po kërcënon se do të kryejë vetëvrasje në Spitalin Universitar në Stamboll. Nuk ka pengje të përfshirë në këtë incident, pavarësisht raporteve të mëparshme të medias, transmeton Syri.net.

Oficeri i ishte nënshtruar trajtimit në Fakultetin e Mjekësisë kur ka ndodhur incidenti. Duke folur në vendin e ngjarjes, drejtori i spitalit, tha se nuk janë marrë pengje. Polici ka hyrë në spital dhe mbante një armë në dorë , të cilën e ka ende nën posedim, raportoi AP.

I gjithë stafi është evakuuar nga ndërtesa ndërkohë që negociatorët e policisë u përpoqën të bindnin policin mos të vetëvritej.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë forcat e armatosura të sigurisë përreth fakultetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button