Shkurt 2017, parashikimet sentimentale pёr shenjёn tuaj

Pas njё janari qё zgjati sa katёr muaj bashkё, sot, ёshtё koha tё mirёpresim shkurtin me gaz tё shtypur. Siç e dini mirё, ai ёshtё njё muaj shumё i rёndёsishёm pёrsa i pёrket pjesёs sё ndjenjave, pasi gjatё tij ndodhin disa lёvizje tё planetёve dhe disa ngjarje qё na çojnё nё zhvillime tё vazhdueshme, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Pra le tё shikojmё se si ato qё thamё mё sipёr ndikojnё nё tё gjitha shenjat dhe luajnё rol tё rёndёsishёm nё ecurinё e tyre gjatё muajit shkurt, pёr t’u bёrё edhe mё tё vrullshme gjatё marsit.

Dashi

Shkurti do tё çojё nё maja vetёbesimin, sharmin dhe kёmbёnguljen tuaj. Do tё hyni lehtё nё lojёn erotike duke shtuar mundёsitё pёr njё lidhje, ndёrkohё qё do tё bёni edhe njё bisedё tё vogёl me veten pёr tё qartёsuar njёherё e mirё se çfarё kёrkon nga ajo. Sidomos gjatё dhjetёditёshit tё fundit tё muajit duhet tё keni kujdes sepse atёherё do tё fillojnё disa zhvillime qё do tё provojnё durimin dhe fuqinё tuaj pёr tё mbajtur njё lidhje tё suksesshme.

Demi

Ju qё jeni nё njё lidhje, bashkёjetoni ose e keni bёrё publike lidhjen tuaj do tё keni vetёm zhvillime pozitive gjatё kёtij muaji. Probleme tё mundshme me tё cilat mund tё jeni pёrballur deri tani nuk kanё me vend nё pёrditshmёrinё tuaj, duke ju falur kёshtu njё ndjenjё sigurie. Ky muaj do tё sjellё edhe njё mungesё nё jetёn tuaj, ose tё njё fytyre tё dashur ose tё njё situate. Diçka e tillё do ju bёjё tё mendoni vazhdimisht pёr nevojat tuaja si dhe mёnyrat pёr t’i plotёsuar ato. Nuk ёshtё koha e duhur pёr tё marrё vendime. Mё mirё mendoni dhe veproni muajin tjetёr.

Binjakёt

Ata qё kanё njё lidhje tё qёndrueshme do tё kalojnё njё periudhё mjaft tё balancuar, do tё thurrin plane pёr tё ardhmen, madje brenda tyre edhe plane pёr njё trashёgimtar. Ndёrsa ata qё kanё pёrfunduar sё fundmi njё lidhje duhet tё pranojnё situatёn ashtu siç ka. Pёr ta madje nuk do tё mungojnё as mundёsitё pёr flert apo njohje tё reja qё do tё pёrmirёsojnё gjёndjen shpirtёrore. E vetmja gjё qё duhet tё keni kujdes ёshtё data 26.2, e cila do tё ndikojё drejtpёrdrejt nё psikologjinё tuaj dhe do ju bёjё tё merrni disa vendime pёr tё ardhmen.

Gaforrja

Njёzetditёshi i parё i kёtij muaji do tё jetё i fokusuar nё çёshtje profesionale dhe familjare, por dhjetёditёshi i fundit do tё sjellё zhvillime tё menjёhershme nё lidhjen tuaj. Zhvillimet do tё ndodhin nё tё gjitha fushat e jetёs suaj, por ndikimi qё do tё kenё nё psikologjinё tuaj do tё pёrcaktojё ecurinё tuaj nё jetёn sentimentale. Nё çdo rast ёshtё mirё tё shmangni lёvizje tё pamenduara dhe vendime tё shpejta.

Luani

Shkurti do tё sjellё ndryshime tё mёdha nё jetёn tuaj. Bёhet fjalё pёr njё muaj qё do tё sjellё zyrtarizimin e lidhjes suaj, por edhe njё shtatzёni tё mundshme pёr tё martuarit. Pёr tё lindurit nё dhjetёditёshin e tretё mund tё ketё edhe hyrje tё njё fytyre tё re.

Virgjёresha

Muaji i dytё i kёtij viti parashikohet i vrullshёm pёr shenjёn tuaj, sidomos nga fundi i tij. Nuk parashikohet asnjё ndryshim nё jetёn tuaj sentimentale. Vetёm disa ulje dhe ngritje nё anёn ekonomike, qё mund tё trondisin pak ekuilibrin tuaj, megjithatё ecuria e lidhjes vazhdon rregullisht. Vetёm tё lindurit nё fund tё dhjetёditёshit tё parё mund tё vendosen para njё vendimi qё ka tё bёjё ose me fundin e njё lidhjeje, ose me zhvillimin e saj nё njё nivel tjetёr. Çdo gjё varet nga ndjenjat e vёrteta dhe tё sinqerta qё keni pёr njёri-tjetrin.

Peshorja

Muaji i dytё i vitit pёr ju fsheh flert, lojra erotike, lidhje tё reja me ndjenja shpёrthyese si dhe fillime tё reja pёr peshoret qё janё nё njё lidhje. E vetmja gjё qё duhet tё keni kujdes ёshtё njё fazё planetare nё fund tё muajit qё do ju fusё menjёherё nё njё mars plot zhvillime pёr ju.

Akrepi

Skema planetare pёr ju ka zhvillime kryesisht nё anёn profesionale dhe atё familjare. Bёhet fjalё pёr njё muaj gjatё tё cilit duhet t’i kushtoni shumё kohё atyre qё thamё mё lart pёr tё gjetur mё pas kohёn e lirё pёr t’u marrё me anёn sentimentale. Nё jetёn e akrepave qё janё nё njё lidhje do tё mbizptёrojё njё periudhё qёndrueshmёrie, pasi ndjesia e sigurisё qё kёrkoni nuk do tё mungojё kёtё muaj. Megjithatё, edhe beqarёt ky muaj nuk i lё me kokё mёnjanё, pasi pas hёnёs sё re nё 26.2 do t’iu japё mundёsinё pёr emocione romantike pёrmes njё tёkimi ose njohjeje.

Shigjetari

Vendosja planetare fillon njё periudhё shumё erotike pёr shenjёn tuaj. Flert dhe eksperienca tё reja erotike ju presin pёr t’i zbuluar, por nuk pёrjashtohet edhe mundёsia pёr t’u takuar me dashurinё e madhe. Sidomos gjatё fundit tё muajit tё shumta do tё jenё surprizat pёr ju, por edhe pёr ata qё janё nё njё lidhje.

Bricjapi

Pas njё muaji tё plotё pёr ju, vjen njё shkurt shumё zёulёt qё e drejton vёmendje kryesisht nё anёn profesionale dhe ekonomike, duke e lёnё anёn sentimentale pak nё plan tё dytё. Tё lidhurit e kёsaj shenje mund tё kenё zhvillime, pasi pas eklipsi hёnor nё shenjёn e luanit nё 11.2 shfaqen para jush plane pёr bashkёjetesё, ndёrsa pёr beqarёt njё rishfaqje e njё personi nga e shkuara. Shmangni tё bёni pjesё tё lidhjes suaj probleme nga fusha tё tjera tё jetёs.

Ujori

Muaji juaj i ditёlindjes ka arritur dhe zhvillimet planetike duket se shoqёrohen me ndryshme nё aspektin sentimental. Zyrtarizimi i lidhjes ose sjellja nё jetё e njё fёmije pёr tё lidhurit e kёsaj shenje, ndёrsa pёr beqarёt ardhja e njё personi qё nё tё ardhmen mund tё jetё partneri tuaj. Nuk ka rёndёsi nё cilёn prej kategorive tё mёsipёrme bёni pjesё, ky muaj do tё jetё shumё pozitiv pёr ju.

Peshqit

Shkuri nuk do tё sjellё ndryshime qё ndikojnё nё pёrditshmёrinё tuaj. Disa zhvillime mund tё fillojnё gjatё fundit tё muajit, por pёrsёri shenja juaj nuk preket.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button