Nuk ka pengesa që PSP të hetojë 5 vite

Në opinion mbizotëron bindja se PSP do të ndalojë me punë pas një viti e gjysmë nga themelimi i saj, gjegjësisht, në fillim të verës duhet t’ia vendosë çelësin derës dhe se bisedimet e përgjuara nuk do të hetohen, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Kjo përshtypje është krijuar më së shumti që Janeva të ngrit aktakuza në afat prej 18 muajsh, pasi që Marko Zvërlevski ia ka dhënë lëndët lidhur me “bombat”, të iniciuara sipas padive nga LSDM dhe pasi që i ka marrë bisedat e përgjuara nga Zoran Zaev.

Me kaq afat nuk mund të hetohen të gjitha lëndët për krim dhe keqpërdorim që i kemi dëgjuar nga konferencat për shtyp të LSDM-së.

PSP do të punojë dhe do të ekzistojë 5 vjet, atë e parasheh ligji që në nenin e parë. Aty shkruhet gjithashtu se ligji mund të vazhdohet njëherë në vit, megjithatë rreth asaj nuk ka dilema, PSP mund të fitojë kohë shtesë vetëm nëse atë ide e përkrahin 81 deputetë. Por kjo e fundit thuajse është e pamundur për momentin, duke i pasur parasysh forcat në Kuvend.

Prej këtu shtrohet dilema se për këto 5 vite çfarë mund të punojë Janeva, prej të cilëve 1 vetëm se shkoi dhe si e përkufizon afati prej 18 muajve.

Ligjit thotë se PSP mund të ngrit aktakuzë në afat prej 18 muajve nga “dita kur i ka marrë lëndët” dhe këtu flitet për ato 30 rastet e marra nga prokurorja, të cilat më parë kanë qenë nën kompetencë të Zvërlevskit, hetime që kanë dalë nga “bombat”.

Zvërlevski ia dha janevës lëndët në periudhën prej 4 deri më 12 dhjetor të vitit 2015, ndërkaq PSP për to mund të ngritë aktakuzë deri më 5, gjegjësisht 13 qershor të vitit 2017.

Teorikisht Katica Janeva në ndërkohë mund të kërkojë tjetër rast nga prokuroritë e thjeshta, për të cilat vlerëson se është kompetente dhe për të njëjtat të rrjedhin 18 muaj nga dita kur do ta fitojë. Sigurisht, nëse ato 18 muaj nuk e shkelin mandatin 5 vjeçar të PSP-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button