Serbia bllokuese e linjës energjetike Kosovë – Shqipëri

Deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, autoritetet në Prishtinë presin që Serbia të zhbllokojë linjën e interkoneksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo linjë ishte shpallur e përfunduar dhe inauguruar në qershor të vitit të kaluar. Për këtëprojekt, janë shpenzuar mbi 75 milionë euro, thonë zyrtarë qeveritar, transmeton REL.

Për shkak të bllokimit të lëshimit në qarkullim, autoritetet e Kosovës presin që edhe kjo çështje të jetë një nga temat e diskutimit në bisedimet e Brukselit, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ministria për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se pret që hapja e çështjes së interkoneksionit në dialog me Beogradin, të ndodhë që në takimin e radhës.

Tahiri ka për Radion Evropa e Lirë se Serbia ka shkelur marrëveshjen për energji, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015 nga kryeministrat e të dy shteteve dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian.

“Dhe, prej atëherë Serbia e ka bllokuar pavarësimin e KOST-it që është pjesë e marrëveshjes për energji dhe kjo që ka implikime edhe në çështjen e interkoneksionit Kosovë – Shqipëri, e cila është gati, po nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të bllokadës se Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se Republika e Serbisë ka kohë që vazhdon të interferoj në sistemin energjetik të Kosovës, dhe nuk e njeh pavarësinë e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Për këtë arsye, Stavileci, ka thënë se me kërkesë të Komunitetit të Energjisë me seli në Athinë, pritet që këtë proces Serbia duhet ta zhbllokoj deri në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button