Zgjedhjet, Basha paralajmëron protesta: Koha po mbaron

Kryetari i opozitës ka bërë thirrje për nisjen e një aksioni qytetar që do të finalizohen në protesta, pasi rrugët institucionale për zgjedhjet e qershorit nuk po merren parasysh nga ana e mazhorancës.

Pas takimit me ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së, Basha tha se qeveria po luan me kohën dhe nuk ka vullnet të gjejë një zgjidhje për reformën zgjedhore.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë të lidhura me krimin. S’ka në thelb asgjë të re nga zhvillimet e fundit. Rama do të prishë zgjedhjet, ndaj s’ka votim elektronik. Të ngrihemi për votën e lirë, po mendojmë opsionet. qeveria po luan me kohën”, tha Basha, transmeton Gazeta Shqip.

“Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është e lidhur me problemin e madh të politikës, të krimit të organizuar, të drogës. Këto janë  probleme që opozita i ka denoncuar prej tre vitesh. Këto janë probleme që opozita ka luftuar dhe ka arritur të ndryshojë ligje, siç është ligji për dekriminalizimin, por që për fat të keq nuk po gjen zbatim për shkak të vullnetit politik. Vullneti politik mungon sepse Rama e ka lidhur fatin e tij me krimin, me drogën, – theksoi kryedemokrati. – Kjo u pa qartësisht edhe nga lëvizjet e fundit politike brenda koalicionit të cilët kanë asgjësuar de facto një koalicion politik dhe kanë shpalosur para shqiptarëve një qeveri që diktohet nga bandat e krimit të organizuar. Nuk ka asgjë të re nga zhvillimet e fundit brenda qeverisë, por ka diçka për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Është dëshmia e dy anëtarëve të mazhorancës së lidhjet me krimin, Edi Rama i ka në funksion të kapjes dhe të prishjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kjo është arsye pse nuk pranon votimin elektronik, ndonëse votimi elektronik nuk zgjidh çdo problem, por në masë të madhe skemënë e përdorimit të bandave, votimi elektronik është një masë që jep besim”.

Basha paralajmëroi nisjen e protestave si zgjidhjen me të mirë për t’i dhënë fund këtij ngërçi: “Sigurisht, një aksion politik mbarë qytetar. PD po nis shqyrtimin e të gjitha oposioneve të aksioneve qytetare, për të arritur atë që kjo qeveri e korruptuar ka refuzuar ta bëjë përmes rrugës institucionale. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe opozitën do ta kenë në ballë të kësaj beteje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button