Regjistri Qendror zbaton procedurë për fshirje të kompanive

Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, ka publikuar listë të shoqërive tregtare dhe individuale, për të cilat po zbatohet procedurë për fshirje, pasi që deri më 31.12.2016 deri te ata nuk kanë dorëzuar llogari për biznesin e vitit 2015 dhe nuk kanë dorëzuar paraqitje për regjistrim të adresës në kutitë postare elektronike për pranim në formë të shkruar në bazë të ligjit për sistemin një-sportelësh dhe për regjistrimin e personave tjerë juridik, nuk e kanë paguar/futur investimin bazë, njofton Portalb.mk.

Në listë ndodhen më shumë se 4.300 subjekte, për të cilat po zhvillohet procedurë për fshirje, në bazë të ligjit për shoqëri tregtare.

Regjistri Qendror njëkohësisht u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve ligjor, gjegjësisht personave dhe organeve të autorizim për të menaxhuar, vepruar dhe mbikëqyrur subjektin të dorëzojnë propozim për falimentim, sipas ligjit për falimentim, ose propozim për likuidim, sipas ligjit për Shoqëritë Tregtare. Në formë të shkruar ta njoftojnë Regjistrin Qendror.

Për më shumë lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button