Bisedimet për qeverinë, gafat në Shqipëri

Saga e negociatave ne Maqedoni për formimin e qeverisë së re ka prodhuar dizinformim në Shqipëri, duke i bërë qesharake jo vetëm disa media të rëndësishme e portale online në Tiranë, por edhe disa politikanë, e madje edhe Partinë Demokratike që ka përshëndetur zyrtarisht përmes një deklarate arritjen e një marrëveshje me BDI-se dhe VMRO-se për qeverinë, shkruan Alsat M.

Në faqen e Partisë Demokratike ne FB, ku u shpërnda deklarata, ka pasur reagime dhe indinjatë nga gazetarë e qytetarë të Maqedonisë, që e akuzojnë këtë parti për mungesë totale serioziteti. Te futur ne një garë për gjoja lajmin e fundit ekskluziv, mediat, edhe pse me korrespodentë në Shkup apo Tetovë, kanë dalë blof, duke dezinformuar publikun e duke shkaktuar konfuzion. Ato bënë pjese të kësaj loje edhe politikane si Pandeli Majko, Tritan Shehu, etj, që kanë reaguar në profilet e tyre sociale duke përshëndetur një marrëveshje te paqenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button