Shkupi fitoi kontrolluesen ndaj Novacit
Skuadra e Shkupit pasi dje ka arritur në Ohër për të vazhduar fazën e përgatitjeve, sot ka zhvilluar dhe miqësoren e parë në qytetin buzë liqenit, ku për kundërshtarë kishte ekipin e Novacit, që pretendon të rikthehet në sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë.
Në këtë ndeshje trajneri i Shkupit Ardian Nuhiu, kishte kombinuar dy ekipe duke përzier futbollist nga juniorët dhe ata që gjatë sezonit bartën barrën kryesore.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte me shumë raste për Shkupin, por vetëm një prej tyre ishte e konkretizuar, ku në rolin kryesor ishin dy përforcimet e reja. Në këtë rast si asistent doli bunjamin Shabani, ndërsa goli ishte vepër e të riut Fatih Ismaili.
Pjesa e dytë filloi pothuajse me të njëjtin ritëm, ku për Shkupin në fushë u paraqiten edhe përforcimet tjera si Jasir Asani, Sedat Berisha dhe futbollisti francez Emannuel Mbela që për momentin po testohet nga trajneri Ardian Nuhiu.
Të përkujtojmë se Mbella vjen te Shkupi nga skuadra e Bylisit që sezonin e kaluar nga Superliga u largua për në kategorinë e parë.
Skuadra e Shkupit tani do të vazhdojë nga nesër me nga dy seanca stërvitore, ndërsa kontrolluesja e radhës është ajo kundër Makedonija Gj. P., që do të luhet me 2 Shkurt.
Shkupi deri më tani ka zhvilluar dy ndeshej kontrolluese, duke pësuar disfatë nga Renova 2:0, ndërsa tani ka mundur Novacin me 2:0.