Jankuloska: Askush nuk është i paprekshëm, madje as OJQ-të e financuara nga Sorosi

“Askush nuk është i paprekshëm, madje as OJQ-të e financuara nga Sorosi…nevojitet të ketë rregullta të njëjta në funksionimin e sektorit joqeveritar ndërsa institucionet patjetër të lihen që pa pengesë të kryejnë punën e tyre”, thotë në intervistë për “Dnevnik” ish ministrja e punëve të brendshme dhe funksionare e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska.

“Shoqëria civile dhe funksionimi i sektorit joqeveritar ka rëndësi kyçe për zhvillimin dhe funksionimin e një demokracie. OJQ në një shoqëri mund të jetë korrigjues i institucioneve dhe të imponojë tema që janë të rëndësishme për qytetarët. Megjithatë, vlerën shoqërore që e kanë organizatat joqeveritare s’mund të jetë paravan për shkatërrim dhe ndërrim të dhunshëm të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Për fat të keq, tek ne kjo ndodhi. Rrjeti i OJQ-ve i financuar nga Sorosi u shndërruar në monopol, me dominimin e vet financiar duke u nxjerrë në skenë organizatat joqeveritare që kishin qëndrime më të ndryshme se qëndrimet e tyre. Veprimi i këtillë destruktiv në vend që të jetë korrigjues i institucioneve, i shndërroi në element destruktiv në shoqëri. Por, bota ndryshon ndërsa shoqëria jonë bëhet më e pjekur” thotë Jankuloska në intervju.

Ajo gjithashtu në intervistë flet për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi” dhe në këtë kontekst thotë se “veprimi i plotë i Katica Janevës, i mbështetur nga disa përfaqësues diplomatik në vend, vitin e kaluar ishte i drejtuar drejt krijimit të alibit për Zoran Zaevin Zoran Verushevskin dhe frymëzuesit të tyre”

Lidhur me rastin “Tanku”, ajo kategorikisht mohon se ka marrë pjesë në furnizimin e “Mercedesit” të blinduar prej 600.000 euro dhe thotë se shërbimet në MPB të angazhuar për furnizime publike në mënyrë profesionale e kanë kryer punën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button