Turqi, nis gjykimi ndaj 270 të akuzuarve për tentim grusht shteti

Në Gjykatën Penale në Izmir sot ka filluar gjykimi i të akuzuarve për përfshirje në tentimin e dështuar të grushtit ushtarak të 15 korrikut, i cili është kryer nga organizata terroriste FETO, ndërsa bëhet fjalë për rastin gjyqësor kundër gjithsej 270 të pandehurve, prej të cilëve 152 persona janë të arrestuar, raporton Anadolu (AA).

Ky është gjyqi i parë në Izmir në bazë të hetimit të tentimit të grusht shtetit të kryer nga organizata terroriste FETO në Prokurorinë e Izmirit, përkatësisht zyra e prokurorit të Departamentit për luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Seanca e parë u organizua në kampusin e Entit ndëshkues-përmirësues Aliaga, kurse në kampus janë marrë masa të rrepta të sigurisë. Deri në hyrje të sallës së gjyqit të gjithë pjesëmarrësit kanë kaluar përmes dy pikave të kontrollit, kurse rreth sallës së gjyqit janë vendosur forcat speciale të policisë turke.

Xhandarmëria turke edhe me dronë monitoron zonën rreth kampusit, ku ka filluar gjykimi.

Në sallë është pranuar nga një anëtar i familjes për çdo të akuzuar si dhe është paralajmëruar se do të pranohen edhe të afërmit e të akuzuarve në ikje, në përputhje me kapacitetin e gjykatës e cila merr gjithsej 654 persona.

Gjyqi është ngritur sipas aktakuzës me të cilën të akuzuarit ngarkohen për tentim të përmbysjes së rendit kushtetues, anëtarësimi në organizatë terroriste dhe tentim të përmbysjes së përhershme të funksionimit të Parlamentit turk. Gjithsej janë akuzuar 270 persona, përfshirë edhe të akuzuarin e parë, kreun e organizatës terroriste FETO Fethullah Gülen.

Të gjithë të dyshuarit më parë janë pezulluar përgjithmonë nga forcat e armatosura turke, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy civilë dhe një polic i pezulluar.

Gjyqi është i rëndësishëm nga aspekti se në mesin e të dyshuarve është edhe një numër i madh i ish-zyrtarëve të lartë të ushtrisë turke të cilët kanë drejtuar me tentativën e grusht shtetit të dështuar të korrikut.

Në mesin e të akuzuarve është ish-shefi i Shtabit të komandës ushtarake të Egjeut gjeneral-majori Memduh Hakbilen, i cili nga ana e organizatës terroriste FETO u emërua si komandant i të ashtuquajturës “gjendjes së rrethimit” në Manisa dhe Izmir. Në mesin e të akuzuarve janë edhe shefi i shtabit të këmbësorisë së NATO-s, gjeneral-majori Salih Sevil dhe gjeneralët Mehmet Nuri Basol, Halil Ibrahim Yildiz, Yasar Camur, Ahmet Cural, Mustafa Ilter, Osman Nadir Saylan, Sulejman Manka, Veyis Savas dhe Ersal Olmez, ku të gjithë ishin zyrtarë të lartë të ushtrisë turke në këtë rajon ushtarak dhe kanë marrë pjesë aktive dhe kanë drejtuar tentimin e dështuar të grusht shtetit të korrikut në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button