LSDM: Gruevski i quajti shqiptarët “Shiptari” dhe tani i lut për përkrahje

Nga partia e Zoran Zaevit thonë se është mirë që qytetarët kanë mundësi të shohin se në çka është i gatshëm Gruevski për interesat e tij personale dhe frikën nga drejtësia dhe vendimi për ndryshime.

“ Shqiptarët i quante “shqiptari”, kërkonte 63 deputetë që të mos varej nga BDI-ja, ndërsa tani lutet për përkrahje. Drejtoi shumë ofendime dhe vulgaritete drejt përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni, ndërsa tani pa fytyrë tenton tu afrohet.  Gjithë këtë e bën vetëm se është përballur me përgjegjësinë nga qeverisja e tij kriminele”- deklarojnë nga partia LSDM.

I tërë opinioni vendor edhe ai ndërkombëtarë e dinë se qeverisja kriminele e VMRO- DPMNE-së për 10 vite e largoi Maqedoninë nga NATO dhe Bashkimi Evropian, vetëm e vetëm që të pasurohet me anë të vjedhjeve, shtojnë nga LSDM-ja.

“ I akuzuari Nikolla Gruevski nuk ka mundësi tu ofrojë asgjë të re qytetarëve të Maqedonisë, përveç kriminaliteteve të reja, dhunës, konflikte të reja dhe izolim. Njeriu i cili i shkatërroi interesat strategjik të Maqedonisë dhe shkatërroi jetën e qytetarëve të Maqedonisë, nuk mundet të merr pjesë në zgjidhjen e problemeve” , shkruan në njoftimin e LSDM-së, përcjell Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button