Grabitet një djalë në parkun “Zhena borec” në Shkup

Në parkun “Zhena borec” në Shkup është grabitur një 16 vjeçar nga ana e dy personave të panjohur të cilët ia kanë marrë xhupin dhe celularin.

Grabitja ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa rastin në stacionin policor Qendër e ka paraqitur babai i djalit.

Grabitësit me grusht hekuri dhe thikë i janë kërcënuar djalit, i cili ishte së bashku me edhe një shok, se fizikisht do ta sulmonin nëse nuk e zhvesh xhupin dhe nuk ia japin atyre. Djali e ka zhveshur xhupin, në të cilin e kishte celularin me kufje, pas çka grabitësit kanë ikur.

Merren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button