Zhduken dy vajza, njëra nga Shkupi dhe tjetra nga Struga

Dje rreth orës 11:40 minuta, personi G.M. (58) nga Struga në polici ka paraqitur se vajza e tij R.M. (33) e cila jeton në Shkup ka humbur. Sipas babait të vajzës, e paraqitura R.M. ka pasur probleme shëndetësore dhe në rrethana të krizës psikike mundet që të vetë-lëndohet. Pas marrjes së informatës, po ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit, njofton Portalb.

Në Stacionin Policor në gazi Babë, M.N. (20) nga Shkupi ka paraqitur se dje rreth orës 06:00, motra e tij 15 vjeçare ka dalë nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe më nuk është kthyer. Policia njofton se po merren masat për gjetjen e vajzës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button