Netanyahu miraton ndërtimin e 68 njësive të banimit në Ofra

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka miratuar ndërtimin e 68 njësive të reja banesore në lagjen hebreje Ofra në lindje të qytetit të Ramallahut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “Haaretz”, e cila shkruan se Netanyahu ka nënshkruar vendimin për ndërtimin e shtëpive të reja në Ofra.

Rikujtojmë se këtë javë Izraeli bëri të ditur pëlqimin për ndërtimin e 2.500 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në një njoftim të publikuar nga zyra e ministrit të Mbrojtjes, Avigdora Lieberma të martën, theksohej se ai dhe kryeministri Netanyahu janë pajtuar “si përgjigje ndaj nevojës për hapësirë banesore.”

Theksohet se pjesa më e madhe e njësive të reja banesore do të ndërtohet në lagjet e bllokut, më konkretisht në zonat në të cilat jetojnë pjesa më e madhe e kolonëve, të cilët Izraeli dëshiron ti mbajë nën kontroll të tij pavarësisht një marrëveshjeje eventuale që të mund të arinjtë me palestinezët.

Zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-ve ka inkurajuar liderët të cilët janë idhtarë të zgjerimit të lagjeve hebreje, në mesin e të cilëve janë Lieberman dhe Netanyahu.

Trump tha se do të ketë më shumë mirëkuptim për ndërtimin e lagjeve hebreje.

Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar, ndërtimin e lagjeve e vlerëson si një proces të paligjshëm dhe pengesë për arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button