6 mënyra të thjeshta për të parandaluar rënien e flokëve

Për fat të keq, rënia e flokëve nuk ekziston vetëm për meshkujt. Vit pas viti të gjitha femrat vënë re se fijet pakësohen gjithnjë më tepër. Ja disa mënyra të thjeshta për ta kufizuar sa më tepër këtë problem.

Bëjini masazh lëkurës së kokës Në mënyrë që folikulat e vogla të ndihen të dëshiruara, stimulojni ato. Kështu do të arrini të largoni edhe qelizat e vdekura nga rrënja e flokëve duke e bërë këtë të fundit më të fortë.

Krihni flokët me butësi Askush nuk ju thotë t’i lini flokët pa krehur, por ama duhet të mos nxitoheni asnjëherë sepse do t’i dëmtoni ato. Një krehje me qetësi dhe butësi do i bëjë flokt tuaja më të forta.

Shpupuritni flokët e lagura Kur flokët janë të lagura ndihen më të brishta se kurdoherë. Mirë është që t’i lini fillimisht të thahen në mënyrë natyrale dhe duke i shpupuritur herë pas here.

Mos i ekspozoni gjatë në diell Ashtu si lëkura, edhe flokët nuke duan diellin. Vendosni kapele për t’i mbrojtur ato. Konsumoni proteina Çdo mungesë e proteinës pasojat e para i ka tek flokët. Çdo ditë duhet të konsumoni nga pak përbërës të tillë.

Mos bëni dush me ujë shumë të nxehtë As në dimër nuk duhet t’i lani flokët me ujë shumë të nxehtë, sepse do t’i shkatërroni ato dhe do nxitni rënien.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button