BE-ja njofton paketën e masave kundër refugjatëve

Komisioni Evropian (KE) për të parandaluar rrjedhën e refugjatëve nga Libia në Evropë ka kërkuar nga liderët e vendeve anëtare që të pranojnë një sërë masash që përfshijnë luftën kundër trafikatëve të qenieve njerëzore dhe të cilat përmirësojnë kushtet e jetesës së refugjatëve në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe anëtari i Komisionit të BE-së përgjegjës për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos, me një konferencë për media kanë njoftuar paketën e masave për luftën kundër rrjedhës së refugjatëve me burim nga Libia.

Paketa e masave përfshin luftën kundër rrjedhave të trafikantëve të qenive njerëzore, trajnimin e forcave të sigurisë bregdetare të Libisë dhe ofrimin e pajisjeve të nevojshme si dhe përmisimin e kushteve jetësore të refugjtëve dhe migrantëve në Libi dhe vendet përreth.

Komisioni i BE-së gjithashtu në paketën e masave ka kërkuar që të mundësohen shkëmbimet dhe koordinimet e informacioneve mes Libisë dhe ekipeve të sigurisë brengdetare të BE-së si dhe dhënien e bështetjes financiare ndaj komuniteteve lokale në Libi të cilët strehojnë refugjatët. Ndër të tjera në shtesë të këtyre i është bërë thirrje liderëve që të nxisin bashkëpunimin kufitarë mes Libisë dhe vendeve përreth të cilët përdoren si tranzit nga refugjatët.

– “Para së gjithash duhet të mundësohet stabiliteti në Libi dhe në rajon”

Ndërsa presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, në lidhje me çështjen në një deklaratë me shkrim ka shprehur se “Ende shumë njerëz humbin jetën në Mesdhe. Për të marrë situatën nën kontroll kemi kryer disa hapa. Por duhet të bëjmë më shumë”.

Duke vënë në dukje se kanë rekomanduar një sërë masash me afat të shkrurtër dhe të mesëm kundrejt rrjedhës me burim nga Afrika e Veriut Juncker ka vlerësuar se “Para së gjithash duhet të mundësohet stabiliteti në Libi dhe në rajon. Teksa ofrohet mbështetje për procesin aktual mund të avancojmë hapat në çështjet për të ndihmuar në krijimin e një ndryshimi, për të shpëtuar jetë dhe për të shkatërruar rrjetet e trafikimit”.

Ndërsa Mogherini duke vënë në dukje se me Libinë nuk është e mundur kryerja e një marrëveshjeje të ngjashme me atë të Turqisë dhe duke vënë në pah destabilitetin në Afrikën e Veriut ajo tha se situata mes dy vendeve kanë një ndryshim të madh.

Propozimet e Komisionit të BE-së do të diskutohen në Samitin jo-zyrtarë të liderëve që do të mbahet në Maltë me 3 shkurt.

– Vitin e kaluar nëpërmjet Mesdheut në Europë kaluan afërsisht 18 mijë refugjatë

Me marrëveshjen e arritur me 18 mars 2016 ishte vendosur rikthimi i refugjatëve dhe emigrantëve që kalonin në Europë nëpërmjet Turqisë dhe në rast të përmbushjes së ksuhteve heqjen e vizave për qytetarët turqë. Në sajë të marrëveshjes fluksi i refugjatëve u ndalua në masë të madhe, ku mesatarisht nga 6.000 kalime në ditë u arrit një rënie deri në 80 kalime. Pas marrëveshjes refugjatët nisën të drejtoheshin drej Italisë nëpërmjet Libisë.

Vitin e kaluar nëpërmjet Mesdheut në Europë kaluan afërsisht 18 mijë refugjatë, si dhe afërsisht 4.500 refugjatë janë mbytur ose kanë humbur në detë. BE-ja thekson se edhe 300 mijë refugjatë presin kohën e duhur për të kaluar në vendet e Europës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button