Maqedonia vendos marrëdhënie diplomatike me Maltën

Maqedonia dhe Malta kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, pas një komunikimi intensiv mes dy vendeve gjatë vitit 2016 në nivel politik dhe diplomatik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, akti është ndjekur me një propozim për emërimin e ambasadorit jo-rezident dhe referimin e diplomatit të Maqedonisë në La Valletta të Maltës.

“Kjo është me një rëndësi të madhe, sepse Republika e Maltës dhe Republika e Qipros ishin të vetmet shtete anëtare të Bashkimit Evropian me të cilat Maqedonia deri më tani nuk kishte vendosur marrëdhënie diplomatike, edhe pas 26 vite të pavarësisë. Njëkohësisht, bëhet fjalë për një shtet anëtar, që momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Maltën, Qiproja mbetet anëtari i vetëm në Bashkimin Evropian me të cilën Maqedonia nuk ka marrëdhënie diplomatike.

Ndryshe, Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues e kanë pranuar mbi 130 shtete, mes të cilave edhe tre anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së, SHBA, Rusia dhe Kina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button