Kufiri i tmerrshëm SHBA-Meksikë, mijëra kilometra mur dhe tel (FOTO)

Muri i dyfishtë ndërkufitar si dhe barrierat e metalta dhe ato prej betoni në afërsi të aeroportit në Tijuana të Meksikës, parë nga ana meksikane, paraqesin pengesë për kalimet ilegale të kufirit, respektivisht për hyrje ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përmes vijës kufitare të gjatë rreth një mijë kilometra, raporton Anadolu Agency (AA).

Kufiri SHBA-Meksikë (4)

SHBA-të dhe vendi fqinj i saj Meksika, ndajnë kufirin të gjatë rreth tre mijë kilometra, ndërsa në pjesën të gjatë 1.100 kilometra gjendet i vendosur një mur i fragmentuar, gardh dhe tel, pamjet e të cilit i regjistroi fotoreporteri i Anadolu Agency (AA).
Kufiri SHBA-Meksikë (3)
Vlera e kësaj barriere në kufirin mes dy vendeve përllogaritet në 2.4 miliardë dollarë, ndërkohë që përmes sensorëve dhe kamerave monitorohet nga Drejtoria për Kontroll të Kufirit.
Barriera fillon në shtetin amerikan Kaliforni dhe shtrihet në lindje përmes shteteve New Mexico, Arizona dhe Texas.
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë hapin e parë për të zbatuar projektin për ngritjen të një muri në kufi me Meksikën. Ai ka për plan të ndërtojë një mur të gjatë 1.600 kilometra me të cilin synon të ndaloj trafikimin e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.

Kufiri SHBA-Meksikë (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button