Shënohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit: përpjekja naziste për shfarosjen e hebrenjve

Dita e sotme shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në të cilën nderohen viktimat Holokaustit nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Më një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që daton nga viti 2005, 27 janari është shpallur si ‪Dita Ndërkombëtare në të cilën përkujtohen viktimat e gjenocidit nazist, ndërkohë që paraqet edhe përpjekje për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmi në botë.

Gjatë periudhës së lartpërmendur që njihet si përpjekja naziste për shfarosjen e hebrenjve u vranë gjashtë milionë njerëz, ndërkohë që kampi Auschwitz në Poloni është shndërruar në një destibnacion kryesor në të cilin vizitorët përmes sendeve personale të ekspozuara mund të njihen nga afër me kushtet në të cilat janë vrarë mbi një milion herbenjë në dhomat e gazit.

Çlirimi i kampeve të vdekjes u bë më 27 janar 1945.

Megjithëse nuk ka shumë dëshmitarë të mbijetuar nga kampi Auschwitz të cilët do të mund të transmetonin historinë e vuajtjeve, ata pak që kanë mbetur për çdo vit më 27 janar shkojnë për të nderuar ata që vdiqën në kampin e torturës.

Kampi Auschwitz
Kampi Auschwitz

Auschwitz gjendet në periferi të qytetit polak Ośëięcim, të cilin nazistët e aneksuan gjatë Luftës II Botërore.

Në fillim ishte një kamp përqendrimi gjerman me rreth 700 të burgosur polakë por shpejt u zgjerua në një kompleks masiv me mbi 40 kampe dhe nënkampe. Katër dhomat e gazit në Auschwitz-Birkenau u merrnin jetën rreth 20.000 njerëzve në ditë.

Gjatë pothuajse pesë vjetëve të ekzistencës së kampit Auschwitz, atje u dërguan të paktën 1.1 milionë veta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button