Në Shkup përkujtohet 80-vjetori i Holokaustit

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 80-vjetori i dëbimit të hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Treblinka të PolonisNë Shkup përkujtohet 80-vjetori i Holokaustit, njofton Portalb.

Ishin 7.144 pjesëtarë të këtij komuniteti që jetonin në Maqedoninë e atëhershme, të cilët në mars të vitit 1943 së bashku me dhjetëra mijëra hebrenj të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Bullgaria, ishin dërguar në kampin e shfarosjes dhe asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë.

Në këtë kamp, në periudhën korrik 1942 deri në tetor të vitit 1943, sipas autoriteteve izraelite, por edhe hulumtuesve të ndryshëm, nga regjimi nazist gjerman dhe mbështetësit e tyre, janë vrarë mizorisht rreth 850.000 njerëz, prej të cilëve më shumë se 800.000 hebrenj.

Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes Rezolutës 60/7 shpalli 27 Janarin Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (International Holocaust Remembrance Day). Ajo deklaron, se “Holokausti, gjatë të cilit u vranë një e treta e popullit hebre si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, në të gjitha kohërat duhet t’u shërbejë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziqet e urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin aplikuar kohë më parë këtë ditë përkujtimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button