7 karakteristika të femrave tërheqëse – Do ta gjeni veten këtu?

Nuk është gjë e lehtë të jesh një femër që i tërheq të tjerët si magnet. Kjo do të thotë se duhet të keni disa elemente me të cilat e dini si do të veproni. Femrat të cilat arrijnë t’i balansojnë dhe t’i kombinojnë këto elemente konsiderohen si tërheqëse.

1.Ato nuk “vrapojnë” pas njerëzve

Janë të vetëdijshme se një gjë e tillë është humbje kohe. Ato investojnë në jetë më të mirë, pikërisht kjo është ajo që i bën më të dëshiruara – qëndrimi i sigurt/

2.Kanë kontrollë mbi emocionet e tyre

Nuk qajnë pas çdo mossuksessi ose lidhjeje të dështuar. Nuk e harxhojnë kohën duke investuar në emocione të kota të cilat nuk u ndihmojnë të përparojnë.

3.U shmangen thashethemeve

E kalojnë kohën në mënyrë shumë më produktive.

4.Nuk kërkojnë të jenë qendra e vëmendjes

Nuk i bëhen barrë vetes dhe të tjerëve me çfarëdo lloj vogëlsirash. Ajo dëshiron që për të të fliten gjëra reale dhe të kuptimta. Kjo është mënyra e vërtetë për të rënë në sy, e jo me gjëra të pakuptimta.

5.Kanë hobi

Gjithmonë mundohen që të jenë sa më të mira. Nëse duan diçka atëherë punojnë në atë drejtim për ta fituar atë. Janë të vetëdijshme se nga hobitë mund të kenë shumë më shumë fitim dhe prandaj nuk hekin dorë prej tyre.

6.Nuk e humbasin veten kur janë në lidhje

Pa marrë parasysh se a janë të martuara ose në lidhje, ato nuk e humbasin veten e tyre. Punojnë në realizimin e qëllimeve, planeve, kontakteve dhe nuk kapen pas partnerëve të tyre. Ato udhëhiqen sipas motos se lidhja është në pajtueshmëri me jetën e tyre, e jo e kundërta.

7.Janë të shkëlqyera në komunikim

Kanë mendime të qarta kur i shprehin ato me fjali mbrojtëse. Vetëbesimi i cili del në shesh gjatë të folurit e pushton çdo bashkëbisedues. Ato dinë si t’i kombinojnë logjikën, realitetin dhe emocionet gjatë bisedës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button