PLD: BDI të mos sillet si vasal i VMRO-DPMNE-së

Partia Liberale Demokratike (PLD), vlerëson se Nikolla Gruevski duhet ta kthejë mandatin për formimin e Qeverisë dhe të mos shpresojë që ta shfuqizojë Prokurorinë  Speciale Publike (PSP_, njofton Portalb.mk.

“Është e qartë si dita se për të shpëtuar nga përgjegjësia, të dyshuarit e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që PSP të mos vazhdojë me punë”, thonë nga PLD.

Sipas tyre, partia e Ali Ahmetit, BDI, “tanimë e di se patjetër ta shfrytëzojë mundësinë e fundit dhe në këtë moment të rëndë për Maqedoninë të luaj rol të vërtetë në shtet dhe të mos sillet si vasal ndaj VMRO-DPMNE-së”.

“Në fakt edhe votuesit shqiptarë qartë dhe pa mëdyshje në zgjedhje e dërguan porosinë se koalicioni VMRO-BDI do të thotë humbje e perspektivave të shtetit, thellim të krizës ekonomike, por edhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet ne kumtesë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button