Shkon çdo mëngjes në punë e pamotivuar? Fajin e ke vetë!

Si tё hёnё, si tё mёrkurё si tё premte, buzёqeshja mungon nga fytyra jote, çdo mёngjes kur nisesh pёr nё punё. Nuk janё tё pakta herёt qё nё mendje ke çdo gjё tё mundshme qё mund tё bёjё nё tё njёjtёn kohё, por rruga tё çon vetёm nё ambientin e punёs, shkruna revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Tё njёjtёn gjё qё mendon edhe kur hap email-et dhe nuk di nga t’ia fillosh. Por e ke menduar qё nё psikologjinё tёnde nuk ndikon as zgjimi shpejt e as trafiku me tё cilin pёrballesh çdo ditё?

Fajin ta ka fakti qё e filloni punёn, ende para se tё arrish nё zyrё, duke hapur email-et dhe mesazhet qё kanё tё bёjnё me punёn.

Njerёzit e lumtur e fillojnё ditёn larg email-eve, kompjuterave dhe celularёve. Tё sugjerojmё tё bёsh edhe ti tё njёjtёn gjё.

Zgjohu, mendo pozitivisht, dёgjo pak muzikё (me sa volum tё duash), pi kafen dhe mos harro: Mos e fillo punёn para se tё arrish nё zyrё!

Çdo mёngjes kushtoi vetes rreth 10-15 minuta, ngri njё murt tё madh nё çdo gjё tjetёr qё tё krijon gjendje ankthi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button