Këshilltari i Trampit: Mediat amerikane janë parti opozitare

Stiv Benon, strateg  udhëheqës i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp i quajti mbrëmë  mediat amerikane “parti opozitare” dhe porositi se duhet “ta mbyllin gojën”.

Në intervistë telefonike për “Nju-Jork Tajms”, Benon tha se organizatat mediale janë “poshtëruar” me mossuksesin e tyre që ta parashikojnë fitoren e Trampit në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar.

“Mediat duhet të ndihen të turpëruara dhe të poshtëruara, ta mbyllin gojën dhe vetëm të dëgjojnë një kohë”, konsideron Benon.

Ai vlerësoi se “këtu mediat janë parti opozitare”, ndërsa më vonë shtoi se nuk mendon në Partinë Demokratike.

Sipas tij, mediat “nuk e kuptojnë këtë shtet”.

“Ata ende nuk kuptojnë pse Donald Tramp është president i SHBA-së”, deklaroi Benon. Bi-Bi-Si citon se Benon, së pari ka menduar në mediumet elite dhe veçanërisht i ka përmendur Nju-Jork Tajms dhe Uashington Post.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button