Maqedoni, festuan Vitin e Ri me alkool në orar të punës: Dënohen mjekët dhe infermieret

“30% ulje të rrogës për një muaj”, ky është dënimi për mjekët dhe personelin e gjinekologjisë-akusherisë në Spitalin Klinik në Shtip, pasi që të njëjtët në orar të punës e kanë pritur Vitin e Ri, ndërkaq më pas edhe Vitin e RI të Vjetër me alkool dhe ëmbëlsira në formë të organit gjenital të femrave, njofton Portalb.

Këtë vendim e ka sjellë Komisioni Disiplinor, e cila ka ngritur procedurë pasi që fotografitë nga festa janë paraqitur në rrjetet sociale.

Vëmendja është tërhequr fillimisht nga ëmbëlsirat e pazakonta, ndërkaq më pas është vërejtur në fotografi se ka pasur edhe alkool, por edhe shpuzore me cigare.

Fotografitë në “Facebook” i ka publikuar një infermiere e Departamentit për Gjinekologji dhe Akusheri të Spitalit, me sqarimin se “edhe përskaj ditës së lodhshme të punës, të punësuarit kanë arritur të festojnë”.

Sipas kryesisë së Spitalit Klinik, Komisioni Disiplinorë ka sjellë vendim dhe rekomandim që për një muaj të dënohet mjekët dhe personeli, të cilët janë fotografuar dhe të njëjtat i kanë publikuar në rrjetet sociale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button