MPPS: Për disa persona të siguruar anëtarësimi në shtyllën e dytë pensionale është i pavolitshëm

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se së bashku me Agjencinë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional dhe me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor e përcjellë zbatimin e reformës pensionale dhe se analiza në fillim të implementimit në vitin 2007 ka vërtetuar se anëtarësimi vullnetar në shtyllën e dytë nuk është i volitshëm për disa persona të siguruar për shkak të moshës dhe stazhit të tyre.

“Nga ana e MAPAS këto persona janë kontaktuar, me qëllim që t’u tregohet se anëtarësimi i tyre në shtyllë të dytë nuk është në interes të tyre dhe edhe një herë ta shqyrtojnë vendimin e tyre për atë nëse mbeten anëtarë të fondit të domsodoshëm pensional”, kumtoi MPPS si përgjigje e informacionit se deri te Avokati i Popullit janë parashtruar parashtresa nga qytetarë, të cilët kanë marrë pension më të ulët pse kanë qenë anëtarë edhe të fondit të dytë privat pensional.

Ministria në një shkrim për mediat informoi se në kontinuitet kryen analiza dhe kontrolle në atë se si reforma pensionale implementohet dhe si ndikojnë ndryshimet në faktorët socioekonomikë, të cilat kanë ndodhur në disa vitet e fundit, siç janë kalimi i mënyrës së llogarisë së kontributeve nga neto në rrogë bruto, zvogëlimi i shkallës së kontributit për sigurim pensional dhe invalidor…

Krahas të gjitha masave, të cilat janë ndërmarrë deri më tani në drejtim të mbrojtjes së interesave të anëtarëve të sigurimit të domosdoshëm pensional kapital financiar, thekson MPPS, ekzistojnë kategori të personave të siguruar (sidomos kategoria më e moshuar) anëtarësimi i së cilës në shtyllën e dytë pensionale nuk është në interes të tyre.

Kjo çështje është shqyrt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button